Ndonëse presidenti Putin është munduar që vajzat e tij të mos njihen për publikun, mesa duket njëra prej tyre e thyen paksa sekretin.
Maria Vorontsova, vajza më e madhe e presidentit Vladimir Putin, ka ndërmarrë hapat e parë në botën e biznesit si aksionere e një firme të re, që zhvillon një qendër mjekësore prej 634 milionë dollarësh pranë Shën Petersburg.
33-vjeçarja u shfaq në një intervistë për kanalin shtetëror Russia 1, prej ku zbuloi se është bashkëpronare e firmës gjigande shëndetësore Nomeko, aktualisht e përfshirë në projektin më të madh privat të investimit në sistemin shëndetësor rus.
Shumë pak dihet për Marian, e cila nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht se është vajza e Putin.
Maria njihet më shumë për punën e saj në mjekësi dhe endokrinologji.
Putin e ka bërë të qartë se dy vajzat e tij janë të limituara për mediat. Maria lindi në Leningrad, ndërsa Katerina (vajza e dytë) në Gjermani, gjatë kohës që babai i saj ishte pjesë e KGB-së.
Të dyja vajzat erdhën nga martesa e tij e parë me Lyudmila Shkrebneva, me të cilën u divorcua në vitin 2013.