INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfryhet Lyrical Son: Unë nuk i blej klikimet!

Shfryhet Lyrical Son: Unë nuk i blej klikimet!

Publikuar më: 11:35 21-01-2016

Reperi i njohur ka festuar arritjen e 1 milion shikimeve në YouTube në një mënyrë paksa të pazakontë.

Aq sa, më shumë tingëllojë si një shfryrje se sa festim i mirëfilltë. Me këngën e tij “Hey Hey Hey” të kthyer menjëherë në hit, Lyrical Son arriti të sigurojë 1 milion klikime në vetëm 2 javë nga publikimi i këngës. E megjithatë ai duket se ka pasur nevojë që të heqë një apo dy gurë nga këpucët. Artisti 31 vjeçar ka falenderuar fansat për mbështetjen, ndërkohë që ka deklaruar se diçka e tillë është arritur “pa i ble, e pa boost-irat e pa fake-rat”. Pa dashur të drejtojmë gishtin vërdallë, është sa i vërtetë aq edhe i dyshimtë numri i klikimeve në këngë të caktuara duke llogaritur kohën e shkurtër që i është dashur për t’i siguruar ato. Veçanërisht nëse do t’i krahasonim me këngë të artistëve të tjerë si Lyrical, të cilat janë gjithashtu hite, por kanë numër shumë më të vogël klikimesh. A i blejnë artistët shqiptarë views-at?


Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707