INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfrytëzoheshin për prostitucion, balerinat: E bënim me dëshirë

Shfrytëzoheshin për prostitucion, balerinat: E bënim me dëshirë

Publikuar më: 18:18 22-11-2016

Policia e Tiranës ka bërë të mundur zbulimin dhe shkatërrimin e një rrjeti prostitucioni në një nga lokalet e natës në kryeqytet. Pas finalizimit të aksionit janë arrestuar Xhonatan Terpollari, Florian Bregu dhe L.B si anëtare të rrjetit që shfrytëzonin balerinat e klubit për prostitucion. Ndërkohë, bashkë me ta u shoqëruan edhe 3 vajzat balerina.

Dy prej vajzave janë shprehur se janë detyruar të pranojnë ofertat që djemtë u kanë dhënë për të punuar në lokalin e natës, për shkak të vështirësisë që ato po hasnin në jetë. Ato nuk kanë pranuar të jenë rekrutuar nga shtetasit e mësipërm, duke thënë se kanë shkuar me dëshirën e tyre. Sakaq, nën praninë e psikologes, i është marrë dëshmia edhe 16-vjeçares, e cila dyshohet se mbahej pa dëshirën e saj. Pavarësisht këtij fakti, policia thotë se ajo detyrohej të ushtronte prostitucion pas kërcënimeve të pronarëve të klubit të natës. Ndërkaq, policia thotë se 21-vjeçari ka mundur ta rekrutojë atë nga qyteti i Durrësit në Tiranë, me anë të mashtrimeve.

Tashmë, 16-vjeçarja me inicialet M.D është dërguar pranë familjes së saj, e cila ndodhet në qytetin bregdetar të Durrësit.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604