INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfrytëzuan për prostitucion 14 vjeçaren, arrestohen 2 persona në Fushë Krujë

Shfrytëzuan për prostitucion 14 vjeçaren, arrestohen 2 persona në Fushë Krujë

Publikuar më: 10:15 17-06-2016

Shfytëzuan për prostitucion të miturën, arrestohen dy persona në Fushë Krujë. Mësohet se një vajzë vetëm 14 vjeçare është shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë kohe të papërcaktuar. Autor i krimit është një 45-vjeçar i quajtur Astrit Nika, banues në Fushë Krujë. Bashkë me të, policia ka arrestuar edhe një 17 vjeçar me iniciale A.L.
Sipas policisë së Durrësit, këta shtetas për “një periudhë kohe” të papërcaktuar nga policia, kanë shfrytëzuar në banesën e Nikës 14 vjeçaren.
Përveç se e ka shfrytëzuar vet seksualisht, 45 vjeçari e ka detyruar të kryente marrëdhënie edhe me persona të tjerë kundrejt pagesës.
Njoftimi i Policisë:
“Shtetasit e mësipërm për një periudhë kohe kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni, në banesën e Nikës, shtetasen S.M.14 vjeçe. Nika ka kryer marrëdhënie seksuale, me shtetasen S.M. dhe e ka shfrytëzuar këtë shtetase që të kryente marrëdhënie me persona të tjerë kundrejt pagesës. Gjatë kontrollit në banesën e Nikës u gjet edhe shtetasi A.L”.
Policia thotë se Nika është person me precedentë penalë të mëparshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434