INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfuqizimi i Speciales shqetëson ndërkombëtarët. Një delegacion mbërrin në Kosovë për një vizitë dyditore

Shfuqizimi i Speciales shqetëson ndërkombëtarët. Një delegacion mbërrin në Kosovë për një vizitë dyditore

Publikuar më: 16:50 10-01-2018

Ndërkombëtarët vazhdojnë të jenë të shqetësur nga tentativat e politikanëve kosovarë për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale. Mediat kosovare raoprotojnë se një delegacion evropian i përbërë nga i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach dhe Shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin, do të jenë në Kosovë për një vizitë të përbashkët më 10 dhe 11 janar 2018. Ambasada Gjermane në Prishtinë bën me dije se shkak për këtë vizitë janë “përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar”.

“Vizita zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar. Tema të tjera për t'u diskutuar përfshijnë domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë thelbësore për afrimin e mëtejshëm të Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin për media. Gjatë vizitës së tyre, ata do të takohen me presidentin, kryeministrin si dhe me përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërisë civile.

Article Logic
Execution time: 0.0036108493804932