Dita e sotme është shoqëruar nga një mot i kthjellët dhe me vranësira kalimtare, të cilat kanë qenë më të shpeshta gjatë orëve të pasdites, kryesisht në zonat lindore. Ndërkohë që ditën e nesërme paraditja do të dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit, duke përjashtuar zonat veriore ku do ketë edhe vranësira kalimtare. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat lindore, sipas meteoalb. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës.