Shi golash në Champions League, 27 gola, 7 penallti e shumë kartona. Reali i Madridit, Juventus dhe Bajer Leverkusen siguruan kalimin për në raundin tjetër të Champions League, pavarësisht se nuk patën një mbrëmje të thjeshtë. Borussia Dormund dhe Legia Varshava kanë thyer rekord , ndeshja u mbyll me rezultat të thellë 8-4 ku u shënuan gjithsej 12 gola. Në sfidën tjetër të grupit, Los Blancos fituan jo pa vështirësi ndaj Sportingut në transfertë me rezultatin 2-1.
Juventus arriti të marrë vetëm në fund kualifikimin pasi mundi 3-1 në transfertë Sevijën duke përmbysur madje rezultatin në ndeshjen më të rëndësishme të Grupit H që kualifikoi në raundin tjetër skuadrën e Allegrit, pavarësisht fitores 1-0 të Lionit në transfertë me Dinamon e Zagrebit.
Në Grupin G, Leicester pësoi golin e parë por gjithsesi mundi të fitojë 2-1 me Clubb Brugge duke siguruar dhe vendin e parë në grup, ndërsa Porto shtyu gjithcka për sfidën e fundit në grup pasi barazoi 0-0 në Kopenhagen.
Bajer Leverkusen arriti të marrë kualifikimin në fazën tjetër pasi barazoi 1-1 me CSKA në Moskës. Në sfidën tjetër të grupit Monaco siguroi vendin e parë pasi mundi 2-1 në shtëpi Tottenhamin.