INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shi golash në Ligën e Europës:Interi zhgënjen përsëri, “Djajtë” digjen në “ferrin” turk [VIDEO]

Publikuar më: 12:29 04-11-2016

Kanë përfunduar edhe 12 ndeshjet e tjera të Europa League-s ,ndërsa janë regjistruar rezultate surprizë. E tillë ishte humbja e Interit ndaj Southampton në Angli, një disfatë me rezultatin 2-1 që erdhi pas një përmbysjeje të vendasve në pjesën e dytë. Edhe Villarreal ka pasur fatin e Interit, në sfidën që luajti në Spanjë kundër turqve të Osmanlinspor që fituan 2-1. Nuk ka qetësi për Jose Mourinhon. Skuadra e tij nuk po arrin të fitojë as në Europa League. “Djajtë” u mposhtën në Stamboll nga Fenerbahce me rezultatin 2-1. Gjërat sa vijnë e përkeqësohen për Moun pasi Pogba u dëmtua në pjesën e parë duke lënë fushën.
Edin Dzeko udhëhoqi skuadrën e tij Roma drejt një triumfi shumë të rëndësishëm ndaj Austrisë së Vjenës duke fituar me rezultatin 4-2.  Ansi Agolli u aktivizua 90 minuta në suksesin 1-0 të Karabakut në Greqi ndaj PAOKUT. Azerët ngjiten në vendin e dytë të grupit J ku kryeson Fiorentina me 10 pikë pas fitores 3-0 ndaj Slovan Liberec. Zurich i Burim Kukelit barazoi në shtëpi 0-0 kundër Steaua Bucuresti. Mesfushori kuqezi u aktivizua si titullar, ndërsa Armando Sadiku nuk u grumbullua sërish për shkak dëmtimi. Ndeshja sektakolare edhe në Amsterdam ku Ajaxi triumfoi 3-2 ndaj Celta Vigos, ndërsa Standard Liegge fiton ndaj Panathinaikos 3-0 në Athinë.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545