Ditët përvëluese të kësaj do të mbyllen parafundjavës. Moti do të pësojë ndryshime të menjëherëshme aq sa shumë nga ata që kanë planifikuar të bëjnë plazh do tu duhet ta anullojnë. Ulja e temperaturave do të nisë që nga e premtja me vransira lokale.
Po pas ditës të premte çadrat e plazhit duhet ti zëvendësoni me ato të shiut. Veç shiut në momente të caktuara parashikohen dhe rebeshe, madje dhe era e dallgët do të jenë mbi normalen.
Duke nisur e premtja nuk këshillohet që në plazhin e Shëngjinit dhe Velipojës, të pushohet, pasi moti nuk do të jetë aspak për banjo dielli. Ndërsa e shtuna dhe e djela nuk do të jenë të favorëshme në asnjë plazh të vendit, pasi shirat dhe vranësirat do të mbulojnë të gjithë Shqipërinë.