Xheni dhe Bernardi që nga dita e djeshme janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes nga mediat online.
Fotoja që postoi Xheni ditën e djeshme në Instagram, ku shfaqej në krahët e Bernardit, la të kuptohej se dyshja mund të jenë rikthyer sërish bashkë.
Pavarësisht se postoi një foto të tillë ish-banorja e Big Brother, ende nuk ka preferuar të komentojë një gjë të tillë. Pra akoma nuk mund ta themi me bindje se çifti mund të jenë rikther në krahët e njeri tjetrit.
Megjithatë, duket se Xheni është irrituar së fundmi dhe një gjë të tillë e ka zbuluar në një tjetër postim në Instagram.
“Shihe edhe këtë kur të kesh kohë!”-ka shkruar ajo duke vendosur ikonën e gishtit të mesit. Ende nuk është e qartë se kujt i drejtohet ajo, por me siguri bëhet fjalë për ndonjë të paftuar në InstaStory-n e saj.