Herë shumë të shtrenjta e herë pak më të lira, interesi për veshjet e VIP-ave ka qenë gjithmonë shumë i madh. Loredana prej kohësh nuk njeh rënie edhe pse e kanë shoqëruar shumë ngjarje, madje këngëtarja po bën muaj që vjen në rritje dhe i ka ngjitur shkallët e suksesit me shpejtësi.
E mesa duket prej këtij suksesi shpërblimi nuk ka qenë i vogël për këngëtaren. Faqja "What They Wearin" në Instagram zbulon se vetëm xhaketa e Loredanës e markës "Balenciaga" i kushton plot 3990 euro.