INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shifra alarmante, ja sa persona kanë humbur jetën në det nga qershori në korrik

Shifra alarmante, ja sa persona kanë humbur jetën në det nga qershori në korrik

Publikuar më: 17:10 12-07-2019

Që nga nisja e këtij sezoni veror 2019 11 pushues vendas dhe të huaj kanë ndërruar jetë nga muaji qershor e deri tani.

Viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60 vjeç por ka pasur raste edhe më fatkeqe kur deti nuk ka kursyer as moshat e reja siç ishte rasti i 18-vjeccarit të mbytur në një nga plazhet e Lezhës apo 31-vjeccarit nga Skrapari, trupi i të cilit u gjet i mbytur në zonën e currilave.

Sipas policisë në shumicën e rasteve vdekja dyshohet të ketë ardhur nga komplikacione shëndetësore akute por deri më tani nuk ka një raport të detajuar si nga Policia e Shtetit dhe as nga Ministria e Shëndetësisë për të sqaruar shkaqet.

Nga ana e saj zyra për mbrojtjen e konsumatorit bën përgjegjës institucionet qendrore dhe ato lokale për mungesën e rojeve bregdetare, një problem i trashëguar ndër vite, shkruan Balkanweb.

RASTET

Mbytet pushuesi i moshuar në Lezhë
09 Korrik, 2019

Shënohet viktima e radhës në Plazhin e Durrësit, 70-vjeccari, turist nga Bosnja
08 Korrik, 2019

Erdhi nga Gjermania për të pushuar në Durrës, mbytet turisti
01 Korrik, 2019

Lezhë/ U mbyt në det, gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit

27 Qershor, 2019

Gjendet në plazhin e currilave trupi i pajetë i 31-vjeçarit nga Skrapari.
24 Qershor, 2019

Viktima e 2-të brenda 24 orëve në ujë, mbytet 75-vjeçari në Durrës
24 Qershor, 2019

Arresti kardiak i merr jetën pushueses në Vlorë
21 Qershor, 2019

Humb jetën pushuesja 70-vjeçare në Vlorë (Pamje të rënda)
17 Qershor, 2019

Futet për t’u larë në plazhin e Durrësit, vdes i moshuari 70-vjeccar nga Kosova
11 Qershor, 2019

86-vjeçari gjendet i mbytur 1.5 milje nga bregu, identifikohet viktima në Durrës
11 Qershor, 2019

Sarandë/ Mbytet 55-vjeçari, policia nis kërkimet
12 Maj, 2019

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915