INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shifra drastike, familjet shqiptare ulin shpenzimet për arsim të fëmijëve

Shifra drastike, familjet shqiptare ulin shpenzimet për arsim të fëmijëve

Publikuar më: 10:50 25-09-2019

Shqipeznimet e familjeve shqiptare për arsimin ka shënuar ulje drastike gjatë vitit të kaluar.  Sipas të dhënave të INSTAT nga Anketa e Buxhetit të Familjes 2018, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një Njësi Familjare e përbërë mesatarisht nga 3-7 persona, janë 75.935 lekë.

Uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor në vitin 2018, e ka shënuar grupi “Arsim”, me 19,8 %, krahasuar me vitin 2017, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në grupin “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës”, me 25,8 %.

Shpenzimet e bëra në grupin “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës” në vitin 2018 kanë pësuar rritjen më të lartë prej 25,8 %, krahasuar me vitin e kaluar, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin “pajisje dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të banesës”.

Shpenzimet e bëra në grupin “Të tjera mallra dhe shërbime” kanë shënuar rritje prej 16,1 %, krahasuar me vitin 2017, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupin “artikuj dhe produkte për kujdes personal”.

Shpenzimet e bëra në grupin “Komunikim” kanë regjistruar një rritje prej 11,2 %, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “shërbime telefonike”. Sa i përket strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve, sipas 12 grupeve kryesore të konsumit, peshën më të madhe e zënë grupet

Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 33.436 lekë, i cili zë një peshë prej 44,0 % në buxhetin familjar. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “mish dhe nënprodukte”, me 18,5 %, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 16,3 %, “bukë dhe drithëra” me 14,9 % ndjekur nga “perimet” me 13,8 % dhe “frutat” 8,5 %.

Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 7.988 lekë, përbën 10,5 % të totalit të buxhetit familjar.

Grupi ” Të tjera mallra dhe shërbime”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 5.202 lekë, zë 6,9 % të buxhetit gjithsej. Peshën më të madhe brenda këtij grupi e përbëjnë shpenzimet për “artikuj dhe produkte për kujdes personal”, me 49,4 %.
Sipas qarqeve Tirana kryeson për shpenzime të larta, ndërsa banorët e Dibrës shpenzojnë më pak.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107