I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, për të diskutuar rreth albumit të tij më të ri “ZinCity” që do të përmbajë 18 këngë, një ndër to edhe kënga që publikoi sot”Grande”, Noizyt i është dashur ta pranojë shifrën se sa paguhet për një koncert.
Gjithmonë është përfolur shumë se Noizy është një ndër këngëtarët më të paguar por shifrat asnjëherë nuk kanë qenë të qarta.
Pasi i kërkoi leje reperit shqiptar,Arian Çani deklaroi se Rigelsi paguhet 9 mijë euro nëpër club-et e diasporës, për 40 minuta koncert.