Reperja me famë botërore është nënë e një vajze dyvjeçare, e cila duket se që tani ka një gardërobë mjaft të larmishme. Herë pas here, Cardi B, poston foto të së bijë, ku zbulon blerjet e shtrenjta që i bën, e ndonjëherë edhe kritikohet nga fansat e shumtë.
Së fundmi, reperja e famshme ka zbuluar se i ka blerë një çantë të markës luksoze “Chanel”, me një rrip zinxhiri. Dhe e gjeni dot çmimin marramendës?
Shifra marramendëse që reperja e famshme shpenzoi për
Çanta në fjalë është pjesë e koleksionit të Chanel, Pranverë 2020, u shit kohët e fundit për $ 4,900.
2-vjeçarja dhe nëna e saj e famshme pozojnë herë pas here me veshjet e markave luksoze si, Burberry, Balenciaga dhe Moschino në mediat sociale.
Gjithashtu kujtojmë se babai i saj, reperi Offset, u kritikua në korrik për dhuratën e vajzës së tij një çantë rozë Hermès Birkin me vlerë rreth 10,000 dollarë për ditëlindjen e saj të dytë.