Rreth dy ditë më parë, bëri xhiron e rrjetit çmimi marramendës i xhaketës ngjyrë blu të Marina Vjollcës, që mbante veshur në foton e postuar në Instagram.
Xhaketa e moderatores kushtonte plot 6845 euro, ç'ka bëri që të komentohej shumë në mediat rozë.
Mirëpo siç duket edhe Geti, bashkëshorti i saj, nuk mbetet pas, ai është i apasionuar pas veshjeve të shtrenjta.
Komente të shumta vijnë edhe për xhaketa e tij e cila kushton më pak se e Marinës, por sërish e shtrenjtë. Faqja "Ehattheywearin" bën të ditur se xhaketa e reperit kushton 1300 euro ndërsa pantallonat 890 euro.