INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shifra të çmendura, ja sa milionë kanë shpenzuar në ditë përdoruesit e lojës 'Candy Crush'

Shifra të çmendura, ja sa milionë kanë shpenzuar në ditë përdoruesit e lojës 'Candy Crush'

Publikuar më: 17:56 13-01-2019

Sipas disa rezultateve studimore të “Sensor Tower”, lojtarët e “Candy Crush” kanë shpenzuar mesatarisht 4.2 milionë dollarë në ditë në 2018-ën.

Këto statistika tregojnë një rritje me 6.5% krahasuar me vitin 2017. Të ardhurat në total nga loja për vitin që lamë pas ishin 1.5 miliardë dollarë. Candy Crush Saga u lançua në 2012-ën. Loja është falas për t’u luajtur, por që për kalimin e niveleve ofrohen ndihmesa me pagesë.

Kjo lojë mbetet më popullorja me 945 milionë dollarë të shpenzuara. Në vend të dytë është "Candy Crash Soda" me 443 milionë dollarë dhe në vend të tretë "Jelly Saga" me 90 milionë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021