Ditët e sotme, “Instagrami” është kthyer në një biznes shumë fitimprurës nga njerëzit që kanë influencë në publik.
Së fundmi është mësuar se dy moderatoret e dashura shqiptare, Luana Vjollca dhe Arbana Osmani, fitojnë shuma marramendëse për një postim. Luana paguhet rreth 1200 € për një postim. Kryesisht, Luana reklamon kremëra ose produkte të ndryshme make up-i. Ndërsa, moderatorja dhe autorja e “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani, paguhet rreth 1000€, dhe këto janë kryesisht reklama ushqimesh.
Nga ana tjetër, konkurrentët e emisionit “Për’puthen” janë kthyer në personazhet më të ndjekur të këtyre muajve në media e rrjete sociale dhe gjithçka rreth tyre përbën interes të madh për publikun.
Si personazhet më të përfolur të momentit dhe më të komentuarit në rrjete sociale, ata janë të kërkuar momentalisht për reklamime të bizneseve të ndryshme dhe po përfitojnë shuma të mëdha parash.
Jeni kuriozë të dini sa fiton ish-konkurrentja e këtij programi, Tea Trifoni nga “Instagrami”?
Ajo kërkon 1500€ për postim, të cilin e mban vetëm 3 ditë në këtë rrjet social. Në fakt, Tea nuk ka një standard, por poston çdo produkt që i jep të ardhurat.
Ndërsa përsa i përket një tjetë ish-konkurrenti, Atdheut, sipas “Express”, ai paguhet 500 euro për një postim, duke ia kaluar edhe personazheve VIP që kanë vite në ekran.