INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shifra të frikshme për numrin e femrave duhanpirëse

Shifra të frikshme për numrin e femrave duhanpirëse

Publikuar më: 18:11 22-02-2016

Numri i femrave duhanpirëse po vjen gjithnjë e më shumë në rritje, sidomos në krahasim me meshkujt, numri i së cilëve vijon të bjerë.

Femrave duhanpirëse, nga mosha 25- 34 vjeçe, është rritur në 22%, në krahasim me 20% që ishte vitin e shkuar.

Këto janë të dhënat e një studimi të publikuar nga Office of National Statistics (ONS) në Britaninë e Madhe.

Grupmosha e femrave duhanpirëse 16 - 24 vjeç është rritur gjithashtu, nga 20 në 21%.

Sipas studimit, një në 10 fëmijë, lind nga një femër duhanpirëse.

Por pavarësisht rritjes së duhanpirëseve femra, e kundërta po ndodh me meshkujt, duke shënuar rekordin më të ulët me 18.8% të popullsisë.

Grupmosha e meshkujve 25 - 35 vjeç është ajo që ka hequr dorë nga duhani më shumë, me 26% duhanpirës në 2014, nga 30 që ishte në 2013.

Megjithatë, sipas studimit në fjalë, meshkujt e grupmoshës 25 - 34 vjeç konsumojnë më shumë cigare, mesatarisht 10 të tilla në ditë, në krahasim me 8 cigare tek femrat.

Ndërsa meshkujt 60 vjeç e sipër konsumojnë më shumë cigare në ditë, mesatarisht 14.

Article Logic
Execution time: 0.0017590522766113