Shumë konkurrentë të emisionit “Për’puthen” kanë bërë lojëra shpërblyese, dhe duke marrë një popullaritet të madh të ndjekësve në rrjete sociale, e që këtë gjë e kanë kthyer në biznes.
Çmimi që të bëheni pjesë e këtyre lojërave shpërblyese është mbi 500 euro, ndërsa reklamimet e ndryshme për biznese sillen mbi 200 euro deri në 1500 euro. Në këtë çmim hyjnë postimet njëherë në ditë, disa herë në javë.
E që ky çmim ndryshon varësisht nga kërkesa e konkurrentëve.Së fundmi, produksioni i “Për’puthen”, ka krijuar një aplikacion që ka një parapagesë prej 3.99 € në muaj dhe në të shfaqen intervista, video, fotografi nga prapaskenat e emisionit dhe ngjarjeve të ndryshme, shkruan Express.
Emisioni ka vazhduar duke marrë klikime të shumta, që shpeshherë është akuzuar se i gjithë programi është me skenar i përgatitur dhe e gjitha është vetëm për biznes.
Pasi gjatë këtij sezoni në media kanë qarkulluar shumë skandale të ndryshme, që nga fotografitë e Anës me Arjon Lulin, çifti Tea – Andi e që doli të jetë në lidhje me Beartin, akuzat për një lidhje të mundshme të Andit me Melisën, njohja e konkurrentëve edhe nga jashtë.