INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shifra të frikshme/ Zbuloni sa para fitojnë VIP-at shqiptarë në INSTAGRAM: 30 mijë EURO për...

Shifra të frikshme/ Zbuloni sa para fitojnë VIP-at shqiptarë në INSTAGRAM: 30 mijë EURO për...

Publikuar më: 13:35 05-11-2024

Së fundmi në emisionin “E Diell”, në Top Channel, u diskutua në lidhje me rrjetet sociale. A blejnë VIP-at shqiptarë ndjekës dhe sa kushtojnë? Gjithashtu u ngrit edhe pyetja se sa para fitojnë ata përmes reklamave në “Instagram”.

I ftuar në studio ishte eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, i cili tregoi listën e çmimeve se sa kushtojnë ndjekësit?

“2500 ndjekës janë 30 dollarë. 5000 ndjekës janë 35 dollarë. 10 mijë ndjekës 50 dollarë. 50 mijë ndjekës 200 dollarë dhe 100 mijë ndjekës 350 dollarë. 200 mijë ndjekës kushtojnë 600 dollarë”, tha Tomi.

I pyetur se sa personazhe të njohur kemi në Shqipëri që blejnë ndjekës, eksperti u përgjigj:

“Këtë nuk e di, por dua të shpjegoj se si pozicionohen brand-et kur përzgjedhin një influencuese. Nuk përzgjedhin nga numri i ndjekësve, por çfarë njerëzish targëtojnë dhe ku duan të arrijnë me këtë gjënë. Nëse është një produkt masiv, kërkohet një influencuese me 1 milion ndjekës. Influencueset ‘kuzhiniere’ që kërkojnë nga 30 mijë euro për dy muaj për një post dhe dy story, nuk po e them emrin se kush është.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496