INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shifrat tronditëse, 7 në 10 fëmijë shqiptarë dhunohen sistematikisht

Shifrat tronditëse, 7 në 10 fëmijë shqiptarë dhunohen sistematikisht

Publikuar më: 15:24 25-11-2016

Varfëria e fëmijëve është një nga pjesët më të pa studiuara midis vështirësive të shumta në familjet shqiptare. Sipas një studimi të organizatës World Vision, 7 në 10 fëmijë shqiptarë dhunohen rregullisht. Një pjesë e mirë e tyre punësohen për të siguruar mbijetesën e familjes.

World Vision sapo ka mbyllur një studim vjetor mbi varfërinë e fëmijëve ku rezulton se një numër i konsiderueshëm i tyre braktisin mësimin për të punuar që të mbajnë veten dhe familjen me ushqime minimale.

“Në Dibër 15 mijë familje jetojnë me asistencë sociale. Dibra pas Shkodrës, ka numrin më të madh të fëmijëve që jetojnë me të ardhura nga shteti. Shumë fëmijë detyrohen të lënë mësimin për të parë mundësi të tjera për të siguruar ushqimin jo vetëm për vete por edhe për familjet e tyre”, tha Tonin Gogu nga World Vision.

Pjesa dërrmuese e familjeve nga Shkodra, Dibra, Librazhdi etj, gjenden në skajet e mbijetesës. “Puna e fëmijëve është e ndaluar me ligj në Shqipëri dhe kjo është një nga aktet më të dhunshme në shoqërinë shqiptare që përsëritet si një gjë e zakonshme”, thotë drejtuesi i World Vision, Tonin Gogu.

“Jemi duke folur për mbijetesë të këtyre familjeve. nr i fëmijëve të punësuar në të zezë, që u duhet të punojnë qoftë në mbledhjen e mbeturinave, qoftë në miniera është shumë i lartë. Ndaj ne jemi të pranishëm dhe po përpiqemi që fëmijët të dalin nga kjo situatë por edhe të aksesojnë shërbimet, të cilat me vështirësi po arrijnë në këto qytete”, tha Gogu për VOA-n.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834