I kemi parë prej kohësh në ekran, por tani e morëm vesh që janë kushërinj. Bëhet fjalë për moderatoren e njohur Dojna Mema dhe gazetarin e njohur të Top Channel, Marin Mema i cili prezanton emisionin “Gjurmë shqiptare”.
U desh opsioni i ri i pyetjeve në Instagram që të mësonim se ata janë kushërinj dhe shumë të afërt madje. Këtë fakt interesant e ka zbuluar së fundmi Dojna, e cila u është përgjigjur pyetjeve që fansat e saj i bënë në Instastory.
Njëri prej tyre e pyet se çfarë e ka Marin Memen, meqë dhe ai është nga Kolonja me origjinë dhe Donja i thotë që e ka çun xhaje.