INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihen si konkurrentët më të fortë, por deklarata e Ilirit ÇUDIT Donaldin: Kam dashur të të ndihmoj…

Shihen si konkurrentët më të fortë, por deklarata e Ilirit ÇUDIT Donaldin: Kam dashur të të ndihmoj…

Publikuar më: 14:31 25-01-2022

Iliri dhe Donaldi janë dy nga banorët më të komentuar të këtij "Big Brother VIP" dhe njëkohësisht të dy shihen si pretendentët kryesorë për ta fituar atë. Që në javët e para ata kanë patur një debat të ashpër dhe u kthyen në dy "kundëtshtarë" të fortë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Tani ata janë shumë afër finales, e duket se po reflektojnë për qëndrimin në shtëpi dhe veprimet e tyre. Mbrëmjen e kaluar, në një bisedë në oborr, Iliri i ka pohuar Donaldit se ka dashur ta ndihmojë në disa spektakle.

Kjo situatë ka sjellë një reagim plot të qeshura nga Donaldi, i cili është treguar mosbesues.

“Ti ke dashur të më ndihmosh?”, i është drejtuar ai Ilirit. Ky i fundit ka pranuar se e ka ndarë shapin nga sheqeri dhe se defekti i Donaldit është se shumë herë nuk e ka kuptuar.

Kujtojmë se balerini më herët ka pranuar se dëshiron që aktori të mos jetë në finale, sepse është lojtar i fortë, por njëkohësisht sipas tij, e meriton të jetë në finale.

Nga ana tjetër, Donaldi ka pohuar se Iliri është lojtar më i fortë se ai, për shkak se ka durim, gjë që aktori nuk e ka.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217