INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihet e afërt me Donaldin, gazetarja shqiptare i çudit të gjithë: Semi është lidhur dikur me një tjetër ish-in e Borës

Shihet e afërt me Donaldin, gazetarja shqiptare i çudit të gjithë: Semi është lidhur dikur me një tjetër ish-in e Borës

Publikuar më: 18:32 21-10-2021

Që prej fillimit të “Big Brother Vip” po diskutohet trekëndëshi Donald Veshaj-Semi Jaupaj-Bora Zemani.

Semi është shoqe e ngushtë me Bora Zemanin dhe Donladi është ish-i dashuri i Borës dhe mik me Semin që jashtë, të cilët janë njohur bashkë prej Borës kur ishin jashtë.

Në “Fan Club”, opinionistja e këtij programi, Iva Tiço ka thënë se personalisht për të, gjëja më e rëndësishme për të, është marrëdhënia mes shoqesh, dhe sesi e sheh Bora, duke e vlerësuar faktin që moderatorja nuk ka reaguar ende.

Iva ka sjellë gjithashtu një detaj që publiku nuk e dinte, që Semi Jaupaj është lidhur dhe më parë me një ish-të dashur të Bora Zemanit.
“Mesa di unë si gazetare, në të shkuarën ato kanë patur diçka të tillë, se nuk dua të bëj thashetheme, por kanë patur një histori në të kalurën, në adoleshencë, një trekëndësh të ngjashëm, shumë kohë më parë, kur Semi është lidhur me ish-in e Borës, në dijeninë time.”

Kjo histori mbetët akoma vetëm në djeninë e Ivës, por Semi së fundmi ka mbrojtur me “mish e me shpirt” lidhjen e Borës dhe Donaldit dhe është shprehur në shtëpinë e Big Brother se “ata vedesin për njeri-tjetrin”, ndërkohë që Donaldi është emocionuar dhe ka shfaqur ende ndjenja për moderatoren.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057