Beyonce ka vendosur të promovojë linjën e saj të re të veshjeve sportive në mënyrën më të mirë të mundshme, me një klip personal dhe me një mesazh shumë të bukur brenda.
Artistja shfaqet në skena nga turi i saj “Formation”, video amatore të xhiruara bashkë me Jay Z dhe Blue Ivy dhe sigurisht momente që ajo ka ndarë me mamanë e saj, Tina. “Edhe kur më duket sikur nuk ja dal dot, mbyll sytë dhe mendoj për njeriun që dua më shumë në botë, atëherë gjej dashurine dhe ndihem e forte” thotë Beyonce në këtë video. Ky është koleksioni i 2-të që prodhohet nga linja “Ivy Park”!