Shpesh herë ëndrrat janë një alarm paralajmërues mbi gjërat që nuk shkojnë mirë në jetën tonë reale. Subkoshienca jonë funksionon në mënyrë të tillë që gjithçkaje që ne i druhemi apo i trembemi në jetën reale të na shfaqet dhe në ëndrrat tona gjatë gjumit. Një lloj i ëndrrave të përsërituara janë rombet psiqike, kjo pasi ato kanë lidhje me situata të cilat na ndodh t’i shohim çdo ditë në rutinën tonë të përditshme.
Në disa raste këto ëndrra mund të përfshijnë edhe detajet më të parëndësishme, si përshembull një dekorim në rrugë, apo veshja e koleges në punë.Nga ana tjetër edhe kujtimet nga jetët e shkuara mund të shkaktojnë ëndrra të tilla. Nënvetëdija aktivizohet përballë eksperiencave aq të forta. Kjo ndodh vetëm kur ju mund të ekspozoheni ndaj traumave ose eksperiencave të forta të cilat do të mund të zgjojnë nënvetëdijen tuaj.