Edhe pak minuta na ndajnë nga dasma e tyre e shumëpritur, por pothuajse çdo ditë na kanë treguar ndonjë detaj të rëndësishëm të saj. Sot me 1 shtator, Besi dhe Xhensila do kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre disavjeçare dhe nuk mund të jenë më të lumtur dhe emocionuar se kaq. Por çfarë po bëjnë ata disa orë para dasmës së madhe?
Aktori i humorit Bes Kallaku ka ndarë disa momente me miqtë e tij në rrjetet sociale ku është te beriberi i tij personal i cili është kujdesur për pamjen e dhëndrit, por edhe në këtë ditë të rëndësishme nuk mund të mungonte humori nga Besi.
‘Munohu sa te duash, prap surrat katunari ngelem. Hahahaha’-shkruan Besi krah Videos së publikuar.
Ndërkohë, Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj një video teksa po bëhet gati dhe nuk e fsheh lumturinë teksa ngrihet duke kërcyer.
Të trashëgoheni!