The Weeknd dhe Selena Gomez së fundmi e kanë bërë me turne mbështetjen për njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Këtë herë ishte këngëtari kanadez ai që bëri një postim në Insta Story për të treguar suport ndaj bukuroshes 24 vjeçare. Artisti 27 vjeçar postoi një foto të Selenas që kjo e fundit ka realizuar për fushatën e saj të re Coach FW17, duke u përpjekur kështu që ta përhapë edhe tek fansat e tij. Por jo vetëm kaq, pasi Weeknd shtoi edhe një detaj të vogël personal. Ai e mbuloi yllin e shumë hiteve me diamante blu, duke i dhënë një pamje edhe më glamour për sytë e 14 milionë ndjekësve të tij. Më parë ishte Selena ajo që i dha përkrahje të dashurit të saj, duke ndarë me 122 milionë ndjekësit e saj kopertinën e Forbes në të cilën ishte shfaqur Weeknd. Dhe po të gjykojmë nga numrat e fansave, ishte padyshim Selena ajo që i bëri nderin këtij të fundit.