Kryeministri Rama ka thumbuar Bashën dhe Metën me një status në Twitter.
Në ditën e trevjetorit të miratimit të Reformës në Drejtësi dhe ndryshimeve kushtetuese, Rama shkruan se mjafton të shohësh e dëgjosh armiqtë për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetime është ajo për Shqipërinë.
Statusi i Ramës në Twitter:
3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi,mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane #KrenarpërPS dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen.