Do të gënjenim nëse s’do e pranonim që pjesa më e madhe e jona, të paktën një herë, kemi parë ëndrra me seks. Dhe sigurisht, kur jemi zgjuar, kemi tentuar të flemë përsëri , për të parë vazhdimin e ëndrrës. Ëndrrat e shpeshta me përmbajtje seksuale janë thjesht tregues të gjendjes së shqetësimit tuaj apo të shpresës që më në fund edhe juve t’ju ndodhë një aksion i vogël.
Dr. Jennifer Parker konstaton që më së shpeshti ëndërrojmë ngjarje romantike të cilat përfshijnë personat e njohur dhe tradhtinë, mirëpo ëndrrat tuaja as rastësisht nuk duhen interpretuar si shprehje e dëshirave të fshehura dhe të fantazive.
Nëse shihni ndonjëherë ëndrra tabu, të cilat përfshijnë seksin me të birin e mikes më të mirë apo me mikun më të mirë të bashkëshortit tuaj, mbase ju mundon ndjenja e fajit për shkak të ëndrrave të tilla dhe mbase ato ju çojnë në rishqyrtimin e vetëdijes suaj rreth asaj se sa ai person ju tërheq në realitet.
Mirëpo, nuk duhet të brengoseni, probaliteti që jeni të dashuruar në dikë me të cilin nuk do të kishit guxuar të jeni është vërtet minimal, apo së paku ëndrrat tuaja nuk ju orientojnë në atë drejtim.
Ëndrrat e shpeshta me përmbajtje seksuale janë thjesht tregues të gjendjes së shqetësimit tuaj apo të shpresës që më në fund edhe juve t’ju ndodhë një aksion i vogël.
Hormonet në këtë tregim gjithashtu kanë rolin e madh. Femrat më së shpeshti para menstruacioneve ëndërrojnë marrëdhënie agresive.
Pas menstruacioneve shumica e femrave ndihen më seksuale dhe ndiejnë nevojë më të fuqishme për seks, prandaj nuk është për t’u çuditur që pikërisht në ato ditë shohin ëndrra të plotësuara me seks dhe orgazma. Të vetmet ëndrra të cilat sipas kuptimit të tyre janë më afër realitetit janë ato të cilat përfshijnë partnerin tuaj.
Personat të cilët janë të kënaqur me lidhjen që kanë, më së shpeshti shohin ëndrra të këndshme të cilat përfshinë partnerët e vet, ndërsa ata të cilët lidhjen e kanë në krizë ëndrrat nuk u janë edhe aq të mrekullueshme.