INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihni ëndrra sikur ju bien dhëmbët? Ja përse duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje

Shihni ëndrra sikur ju bien dhëmbët? Ja përse duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje

Publikuar më: 13:18 20-09-2018

Ka shumë interpretime, por sipas çdo detaji të ëndrrës mund të zbuloni se çfarë doni të zbuloni.

A keni ëndërruar ndonjëherë sikur dhëmbët tuaj po bien?

Shumë herë kur kjo ndodh tek ne, mendojmë se do të thotë që dikush i afërt me ne mund të vdesë.

Megjithatë, të tjerët e interpretojnë ndryshe, duke besuar se simbolizon lajme të këqija dhe pasiguri.

Sikur ju thyhet një dhëmb

Nëse në ëndërr shihni se ju thyhet një dhëmb, atëherë kjo do të thotë se ndoshta ju do të keni disa probleme, vështirë për t’u kapërcyer, por me mjaft durim dhe këmbëngulje ju do të jeni në gjendje t’i zgjidhni ato.

Sikur po humbisni një dhëmb

Ëndrra po ju zbulon se do të humbni një person të dashur. Megjithatë kjo njofton gjithashtu se në jetën tuaj do vijnë probleme që do të shkaktojnë paqëndrueshmëri.

Article Logic
Execution time: 0.0042510032653809