INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihni fotot e para të Angelina Jolie pas ndarjes nga Brad Pitt [FOTO]

Shihni fotot e para të Angelina Jolie pas ndarjes nga Brad Pitt [FOTO]

Publikuar më: 20:17 18-10-2016

Më në fund ajo është shfaqur!

Një muaj pasi i paraqiti Brad Pitt kërkesën për divorc, Angelina është fotografuar për herë të harë me 5 fëmijët e saj, teksa po eksploronte një shtëpi të re të marrë me qera.

Është e vështirë ta dallosh Angelina-n në foton e parë, e veshur me xhaketë bezhë dhe syze, ndërkohë që ngjet disa shkallë në rezidencën në Malibu. “Ajo dukej e lumtur dhe e qetë”, u shpreh një burim për Entertainment Tonight, duke shtuar se shoqërohej nga vëllai i saj James Haven dhe fëmijët Zahara, Shiloh, Pax, Vivienne dhe Knox.

Djali i madh i çiftit të ndarë tashmë, Maddox, nuk ishte me ta...ndoshta ka qenë me Brad. “Fëmijët e tjerë, dukeshin të lumtur, dhe vraponin gjatë gjithë kohës”, tha i njëjti burim.

Gëzohemi kur dëgjojmë se fëmijët janë mirë, duke patur parasysh se çfarë po kalojnë prindërit e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0040850639343262