INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihni porno, s’ka problem! Por nga këto 3 lloje të pornografisë, vetëm një është e shëndetshme për t’u parë

Shihni porno, s’ka problem! Por nga këto 3 lloje të pornografisë, vetëm një është e shëndetshme për t’u parë

Publikuar më: 23:43 15-02-2018

Përdorimi i materialeve pornografike konsiderohet nga ekspertët një formë e shprehjes absolutisht normale seksuale, por vetëm në disa raste vlerësohet si përçarje psikologjike.

Burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë preferojnë filma për të rritur apo të llojeve të tjera të materialit me përmbajtje seksuale, por ku hyn vija ndarëse mes “normales” dhe “problematikes”?

Përgjigja jepet nga një studim shkencor i kryer nga hulumtuesit në Universitetin Laval në Kanada dhe botuar në prestigjiozen “Journal of Medicine Sexual”, sipas të cilit ka tre lloje të dallueshme të përdoruesve pornografik, nga të cilat vetëm një është konsideruar ” i shëndetshëm”.

Bazuar në përgjigjet e pjesëmarrësve, studiuesit arritën në tre llojet e mëposhtme të përdoruesve porn.

1. Amatorë

Ky lloj i përdoruesit e shikon pornografinë për qëllime argëtuese. Ata shohin mesatarisht 24 minuta në javë porno dhe nuk shfaqin asnjë problematikë. Krahasuar me llojet e tjera të përdoruesve, “amatori” gëzon një kënaqësi më të madhe me jetën e tij seksuale dhe nuk përjeton nivele të larta të mosfunksionimit seksual.

2. Ankthi

Përdorimi i materialeve pornografike në këtë lloj arrin mesatarisht 17 minuta në javë. Përdoruesit në këtë kategori (12.7% e pjesëmarrësve) duket se përjetojnë nivele ankthi apo edhe turpi për shkak të përdorimit të materialit pornografik.

3. I detyruar

Në këtë kategori, janë kryesisht gra dhe përdorimi i materialeve pornografike mesatarisht është 110 minuta në jave, shkruan cna. Hulumtuesit besojnë se ata mund të shohin pornografi nga detyrimi seksual, për shembull shmangien e kontaktit seksual me një person tjetër.

Cila prej tre llojeve është “e shëndetshme”?

Nga të tre llojet e përdoruesve, studiuesit mendonin se vetëm amator është i shëndetshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217