Kanë kaluar plot 7 muaj që kur vogëlushja Dream Kardashian erdhi në jetë.
Koha vërtetë ka fluturuar dhe pjesëtarja më e vogël e familjes Kardashian është rritur sa hap e mbyll sytë. Ishte mamaja e saj Blac Chyna ajo që ndau një sërë fotosh të bukuroshes së vogël, e cila ka ardhur në jetë nga marrëdhënia e saj me djalin e vetëm të familjes Kardashian. Mama e bijë po argëtoheshin me filtrat e Snapchat dhe Chyna nuk rezistoi dot pa ndarë disa prej këtyre shkrepjeve me fansat e saj. Bukuroshja kaçurrelse dukej po aq e hutuar sa edhe e lumtur ndërkohë që po shihte kameran me sytë e saj të mëdhenj ngjyrë kafe.