INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihni sesi prifti këndon e kërcen rrep në kishë, e pezullojnë [VIDEO]

Shihni sesi prifti këndon e kërcen rrep në kishë, e pezullojnë [VIDEO]

Publikuar më: 16:39 25-06-2018

Një prifti katolik në Kenia i është hequr e drejta për të udhëhequr meshat kryesore publike për një vit, sepse ai ka në mënyrë shumë interesante të të predikuarit.

Është eprori i tij ai që ka bërë të ditur lajmin për BBC. Sipas tij, Ati Paul Ogallo, i cili ishte mbiquajtur “Sëeet Paul”, duhej “të zgjidhte mes të qenit një rreper ose një prift”.

“Shenjtorët dhe laikët nuk mund të përzihen”, shtoi Peshkopi Philip Anyolo, i Dioqezës së Homa Bay në Kenian perëndimore.

Por peshkopi këmbënguli se Ati Ogallo mund të përdorte rrepin për t’u predikuar të rinjve – jo vetëm nga altari. Pas masës ndëshkimore, Ati Ogallo ndryshoi rrobat e priftit me ato të rreperit, si T-shirt dhe pantallona të gjera.

Ai tha se ai miratoi stilin e tij të pazakontë, sepse donte që të rinjtë të argëtoheshin në mënyrë të sigurt në kishë, në vend që të ishin në vende të pasigurta.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002