Kryebashkiaku i Selanikut Janis Boutari është sulmuar dhe rrahur nga disa persona.
Ndërsa Boutari ndodhej në një aktivitet publik disa persona i janë afruar dhe i kanë gjuajtur me grushta duke e shtrirë përtokë.
Mediat greke shprehen se autorët i përkasin ekstremit të djathtë.
Kryebashkiaku po merrte pjesë në një përkujtimore të masakrës së grekëve në Detin e Zi, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Më godisnin nga të gjitha anët, me shkelma dhe grushte”, është shprehur kryebashkiaku i cili siç duket nga fotot dhe video nuk ka ditur sesi të mbrohet nga agresorët.
Kryetarja e Kuvendit të qytetit Kalipso Gull ka thënë se më shumë se dhjetë persona i janë afruar 75- vjeçarit Butaris duke i thënë ta braktis ngjarjen, ndërsa më pas e kanë sulmuar me shishe.
Butaris është i njohur për qëndrimin e tij të fortë anti-nacionalist.