Olti Curri dhe Genta e Big Brother janë dy personazhe shumë të njohur për publikun shqiptar. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale ku ndajnë me ndjekësit e tyre foto e video të ndryshme, por një gjë që i karakterizon është fakti që i thonë gjërat shumë troç dhe janë shumë të drejtpërdrejtë.
Nëse jeni kuriozë të dinit se si dukeshin ata vite më parë, është Genta Gjalpi ajo që u shuan kuriozitetin me këtë foto të postuar në Instagramin e saj.
“Shumë kohë më parë, shumë kile më pak”, shkruan Genta në këtë foto që ka postuar me Olti Currin ku shfaqen të dy të përqafuar.