“Nuk ka bizhu më të bukur sesa duart e fëmiut rreth qafe...”
Këto janë fjalët më të bukura që mund të përdorte Adelina Ismaili në foton e postuar në Facebook-un e saj zyrtar. Ajo ka lënë gjithçka për t’iu përkushtuar shtatzënisë dhe ka nisur një jetë të re në Zvicër me Vali Krasniqin, ku kanë qëndruar larg syrit të publikut.
Marrëdhënia e tyre tashmë do të marrë emër tjetër, pasi Adelina është në muajt e fundit të shtatzënisë ku mësohet se ata do të bëhen prindër të një djali.
Diva e muzikës shqiptare ka kohë që është tërhequr nga muzika, e duket se vetë këngëtarja e shumë hiteve po e shijon këtë periudhë të ëmbël të jetës së saj. Por ndryshe nga personazhet e tjerë, ajo nuk ka publikuar shumë foto në rrjetet sociale, ama ka thyer akullin me foton e fundit.
Ikona e bukurisë shqiptare, edhe pse me më shumë peshë prej shtatzënisë nuk e ka humbur rrezatimin që e ka karakterizuar gjithmonë.