Sot në mëngjes të gjithë u zgjuam me risinë e Instagram, ku është shtuar një opsion i ri i quajur “Instagram Stories” dhe na lejon të ndajme video e foto për vetëm 24 orë në këtë rrjet social.
Madje falë këtij opsioni, ne kemi mundësinë që këto histori t’i ndajmë vetëm me personat që ne dëshirojmë. E para që e ka përdorur këtë opsion ka qenë Taylor Swift, e cila ka ndarë me ndjekësit një video të maces së saj të veçantë, Olivias. Me humor, Swift i drejtohet maces duke e pyetur nëse sot ndihej më shumë një ketër se një mace, teksa Olivia qëndronte me këmbët e përparme lart.