Sot e gjithë vëmendja është për këngëtaren e talentuar që bëri bujë në botë me muzikën e saj.
Era sot mbush 23 vjeç dhe është e natyrshme që njerëzit të vihen në radhë për ta ururar, dhe mes tyre nuk ka munguar as një ish-bashkëpunëtor i saj. Me Ledrin ajo ktheu këngën “Shumë Pis” në një hit të vërtetë vere, të cilën mund ta dëgjoje praktikisht kudo gjatë verës së vitit 2015. Jo vetëm kaq, por duket se dyshja e artistëve përtej raportit profesional, fitoi edhe miqësinë. Kështu që nuk mund të mungonte urimi publik i Ledrit në Insta Storyn e tij, ku krah një fotoje të Erës, e ka uruar edhe për ditëlindjen.