Tashmë që talenti dhe suksesi i saj kanë filluar të flasin vetë, këngëtares Dua Lipa nuk i ngelet veçse ta shijojë.
Pas mbrëmjes së djeshme në Londër, ku për herë të parë përjetoi emocionet e tapetit të kuq të një eventi si BRIT Awards, Dua i ka dhuruar vetes sot edhe disa emocione të tjera. Këtë herë teksa mbante në duar kopertinën e saj të parë të një reviste, asaj "Wylde". Entuziazmin e saj, shqiptarja e rritur në Londër, e ka ndarë para pak orësh me mbi 68 mijë ndjekësit në Instagram, me anë të një video tepër 'cute'. "Duhet të blija një kopje për veten" ka shkruar Dua Lipa, e ekzaltuar për arritjet e saj. Me të drejtë e meriton të ndihet krenare kjo vajzë!