“Ti më trajton si mbretëreshë”.
Khloe Kardashian u mbulua me vëmendje dhe dedikimë në ditën e ditëlindjes së saj të 33-të, por më shumë kuriozitet kishte për atë që do i vinte nga i dashuri Tristan Thompson. Ylli i Cleveland Cavaliers ka postuar një foto të çiftit në Instagramin e tij, ku i ka ururar ditëlindjen “dashurisë së tij”. Pasi përshkroi pak nga mënyra se si ata e dashurojnë njëri-tjetrin, në fund tregoi që dëshira e tij është që marrëdhënia të vazhdojë gjatë. Jo më kot tha “le të vazhdojmë të ndërtojmë kujtime bashkë”. Por as përgjigja e Khloe nuk ishte më e pakët, e cila e falenderonte për faktin që ai e “trajton si mbretëreshë çdo ditë”.