E teksa bëhet gati për të hedhur në treg albumin e tij të tretë, The Weeknd vazhdon të lançojë muzikë të re.
Ditën e djeshme është publikuar klipi i parë i këtij albumi. Kënga mban titullin “Starboy”, njësoj si edhe albumi, dhe është një bashkëpunim me dyshen franceze të muzikës elektronike, Daft Punk. Në këtë klip shohim një version të ri të kanadezit, teksa modeli i tij klasik i flokëve është zhdukur, për t’u zëvendesuar nga një Abel Tesfaye shumë më simpatik. Albumi “Starboy” pritet të hidhet në treg më 25 nëntor!