INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shijuat diellin, por moti ka surpriza edhe për 14 Mars

Shijuat diellin, por moti ka surpriza edhe për 14 Mars

Publikuar më: 14:27 11-03-2018

Prej tri ditësh vendi ynë u përfshi nga një mot i ngrohtë dhe me diell, pas shumë ditësh shi dhe ftohtë. Madje shumë prej qytetarëve iu drejtuan edhe bregdetit.

Por pranvera ende nuk ka ardhur, për me tepër që gjatë kësaj jave festohet edhe Dita e Verës.

Mos u entuziasmoni pasi duke nisur nga kjo e hënë do të rinisin reshjet e shiut.

Sipas sinoptikaanëve të Shërbimit metetorologjik Ushtarak gjithashtu pritet që të kemi edhe një rënie graduale të temperaturave deri në katër gradë celsius në vlerat maksimale dhe 2 gradë në vlerat minimale.

Dhe 14 Marsi do të jetë një ditë e vranët dhe shi. Po ashtu pritet që pas 20 marsit temperaturat do të shkojnë në vlera negative në zonat malore

12 mars:

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 4/15
Vendet e ulëta 5/20
Vendet bregdetare 9/18

13 mars:
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensite të dobët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive lokale.

Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 2/11
Vendet e ulëta 3/16
Vendet bregdetare 7/14

14 mars:

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët dhe mesatar në formën e shtrëngatave në veri dhe në pjesën bregdetare.

Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 1/10
Vendet e ulëta 2/15
Vendet bregdetare 6/13

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324