Rozana Radi është një ndër personazhet më të njohur të ekranit shqiptar. Ajo njihet në disa fusha si muzikë, aktrim, biznes dhe televizion.
Është shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke ndarë me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme, po ashtu është edhe padyshim një humoriste e denjë.
Së fundmi, këngëtarja shprehet në nje nga postimet e fundit se komshien e saj e ka lënë i dashuri dhe çdo ditë dëgjon muzikë melankolike me zë të lartë:
“Kam një komshie ngjitur me derën time që është ndarë nga i dashuri dhe çdo ditë dëgjoj me zë shumë të lartë muzikën më të trishtë në botë! Aq shumë na ka mërzit me këto këngë të dhimbshme sa ka fillu m`i i mungu të gjithë komshinjve i dashuri i kësaj”- shkruan Rozana.
Pas këtij statusi ndjekësit e saj nuk i kanë kursyer aspak komentet e ndryshme gjë që duket fare mirë se ky lloj statusi nuk është pritur fare mirë. Njëra nga komentueset i shkruan këngëtares të merret më tepër me punët e veta sesa të komshinjve:
“Po më zhgënjen Rozana. Ta lexoja NGA një close mind hajde de. Nga ju, zhgënjim. Ishalla mësohemi ndonjëherë ne shqiptarët të shohim punët tona”- ka shkruar komentuesja.
Por Rozana nuk ka nguruar aspak për tja kthyer një përgjigje të cilës nuk ja ka përtuar fare me fjalët e saj:
“Është humor e dashur! Pak me limonatë statustet në verë”- ka shkruar Rozana.