INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Shikoni ç'më bëri kjo ku*vë psikopate"! Ndahen Rob Kardashian dhe Blac Chyna? [VIDEO]

Publikuar më: 11:49 26-07-2016

Kaq zgjati edhe përralla e dashurisë mes Rob Kardashian dhe Blac Chyna.

Nuk e dimë se si do ta këtë vazhdimin kjo histori, duke marrë parasysh që në mes tani është edhe një fëmije, megjithatë mesa duket Rob nuk do më t’ia dijë për yllin e reality show. Ai ka fshirë të gjitha fotot nga Instagrami i tij, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë ka reshtur së ndjekuri ish të fejuarën në këtë rrjet social. Chyna nga ana tjetër nuk ka reaguar, duke mos qenë aktive në Instagram prej më shumë se 2 javësh. Përflitet se gjithçka ka ardhur si pasojë e disa mesazheve të dyshimta në celularin e Blac Chyna.  Ai kishte publikuar gjithashtu një video ku tregonte shenjat që Chyna i kishte lënë në krah pas një zënke të fortë mes të dyve, në të cilën Rob dëgjohet duke thënë "Shikoni ç'më bëri kjo ku*vë psikopate". A të jetë ky një show më shumë nga radha e Kardashianeve? Apo familja e sapoformuar është prishur tashmë? 

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607