Ajo është një ndër moderatoret më të njohura në Kosovë si dhe është goxha aktive në rrjetet sociale. Këtë herë ka ndarë me ndjekësit këtë foto ku nuk i kursen notat ironike.
Sipas Libertës dikush e ka marrë mësysh ndaj edhe ka vendosur të marrë masa për ta mbajtur larg syrin e keq. Dhe nuk është hudhër, siç bëhet zakonisht. Ajo mban në dorë një byzylyk me simbolin e syrit blu që për të gjithë ata që besojnë, mendohet se largon syrin e keq.
“Më kanë marrë mësysh. U detyrova të vendos syrin blu. Puuuu, puuu, puuu” , shkruan ajo.