Selena Gomez aktualisht ndodhet në Australi për turin e saj “Reival”, por me këtë rast ka gjetur mundësinë për të bërë diçka të bukur...
duke surprizuar njërën nga fanset e saj më të mëdha. 23 vjeçarja në bashkëpunim me radion lokale KIIS 1065 organizuan një surprizë për Sophie Saunders. Ndërkohë që kjo e fundit po regjistronte një video për radion në fjalë duke kënduar këngën e re të Gomez “Kill Em With Kindness”, këngëtarja futet fshehurazi në shtëpinë e fanses dhe drejtohet për tek dhoma e saj. I gjithë ky moment surprizues është filmuar në telefonin e Saunders e cila me siguri do ta ruajë si një ndë kujtimet më të bukura të jetës.