Pas një ndalese të shkurtër në Tiranë mes xhirimeve të klipit dhe intervistave për media të ndryshme, Albërie Hadërgjonaj i është rikthyer sërish Amerikës. Atje ku veç punës e pret edhe vajza e saj, Anxhelina, e cila këtë herë e ka detyruar të bëjë gjëra që s'i kishte bërë më parë.
Gjatë një mbrëmjeje në club, e veshur me një kostum të bardhë dhe paksa e shpenguar, Albëria e kka kthyer me fund një shots. Siç duket ky ka qenë edhe shotsi i parë në jetën e saj ndaj dhe mezi e ka përballuar. Por reagimi i saj nuk ka kaluar pa të qeshura dhe brohorima në tavolinë. Edhe pse i është dashur pak për të ardhur në vete, duket se këngëtarja është gjithmonë e hapur për të provuar eksperienca të reja. /intv.al/